Japonia pritet të derdhë ujin radioaktiv të Fukushimës në oqean

Japonia ka njoftuar se duke nisur nga 24 gushti do të fillojë të derdhë në Oqeanin Paqësor më shumë se 1 milion tonë kub të mbledhur nga centrali bërthamor i Fukushimës.
Veprimi do të kryhet me gjithë kritikën e vendeve aziatike fqinje, si Kina.
Centrali i Fukushimës u dëmtua pas cunamit që pasoi tërmeti i marsit 2011.
Uji i akumuluar në depozitat e posaçme pas fatkeqësisë po lëshohet në oqean pasi operatori i centralit thotë se nuk ka më vend për ta magazinuar.
Deri tani, mendohet se sasia e ujit radioaktiv është aq e madhe mund të mbushë deri në 500 pishina të përmasave olimpike.
Uji është holluar dhe filtruar për ta pastruar nga substancat radioaktive, edhe pse mbeten ende gjurmë të izotopoeve të hidrogjenit, të cilat janë të vështira për t’u hequr.
Autoritetet parashikojnë të hedhin një sasi maksimale prej 500 mijë litrash në ditë në brigjet verilindore të Japonisë.
Kina, Japonia dhe Koreja e Jugut janë disa nga vendet që kanë thënë se mund të ndalojnë importin e produkteve të detit me origjinë japoneze për shkak të rrezikut nga përbërjet radioaktive. /AJ
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




