Jashtë bankave qarkullojnë 4 mld euro! Në korrik 2024 regjistrohet niveli më i lartë në histori

Paraja që qarkullon jashtë bankave në Shqipëri ka vijuar tendencën në rritje.
Gjatë muajit korrik të këtij viti ajo ka regjistruar një nivel rekord.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, paraja jashtë korporatave depozituese ka arritur në rreth 402.6 miliardë lekë, apo rreth 4 miliardë euro, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë.
Në muajin qershor, paraja jashtë bankave ishte në rreth 395 miliardë lekë apo 3.95 miliardë euro.
Sipas të dhënave, vihet re një rritje mujore e parasë jashtë bankave me 7.6 miliardë lekë, ose me 1.75%.
Tendenca në rritje e parasë jashtë bankave vijon për të katërtin muaj me radhë dhe njëkohësisht regjistrohet niveli më i lartë në histori.
Shtimi i këtij treguesi vit pas viti pasqyron edhe më mirë trajektoren rritëse të parasë jashtë korporatave depozituese, ku përfshihen të gjitha institucionet financiare që pranojnë depozita të transferueshme.
Në korrik të vitit 2023, paraja jashtë bankave ishte në rreth 392 miliardë lekë, rreth 10 miliardë lekë më pak se korriku i këtij viti.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




