Java e Modës në Nju Jork, Bajerni i mohoi lejen Gnabrit

Serxh Gnabri mësohet se u ka kërkuar drejtuesve të Bajernit leje për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Motivi ka qenë Java e Modës e cila u mbajt në Nju Jork mes datave 9-14 shkurt.
Të gjendur përballë kësaj kërkese drejtuesit e Bajernit kanë qenë kategorik në pozicionin e tyre duke i mohuar lejen sulmuesit të krahut, i cili prej javësh nuk zbret në fushë për shkak të një dëmtimi në kofshë.
Sipas medieve gjermane drejtuesit e klubit kanë ftuar Gnabrin që të ndjekë programin e rehabilitimit në Mynih pasi i rikthimi i tij në fushat e lojës i shërben shumë ekipit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




