“Java në RTSH”, paralajmëron Harxhi: Pritet një vetting shumë i fortë!

Politikë | 5 vite më parë

E ftuar në emisionin “Java në RTSH”, transmetuar nga RTSH 2HD, ish-kandidatja për kryetare e PD, Edit Harxhi u shpreh se pret zhvillime ‘të nxehta’ në javët e muajt në vijim në Shqipëri.

Në panelin me analistët Prec Zogaj dhe Lorenc Vangjeli, Harxhi tha se në shtator do të ketë momente interesante. Sipas saj, pritet një vetting shumë i fortë në politikë dhe shumë deputetë do të kenë probleme me drejtësinë.

“Mendoj se Shqipëria është përpara disa zhvillimeve shumë të nxehta në javët e në muajt në vijim dhe kjo do të pasojë me një vetting shumë të forte në politikë. Në shtator besoj se do të shohim mjaft momente interesante në mënyrën se si do të zhvillohen seancat e parlamentit shqiptar.

Nëse do të jenë të gjithë deputetët që do konfirmohen në seancën e pare apo të ardhshme, sepse jam e sigurtë që mund të ketë edhe nga ata që do të kenë probleme me drejtësinë në javët e muajt e ardhshëm. 30 vjet investim amerikan, do të duhet të paguhen në një moment. Pra, me drejtësi dhe me një shtet funksional, që ne nuk e kemi. për këtë duhet të falenderojmë aleatin tone kryesor që na ndihmon të bëjmë një pastrim të skenës politike dhe ndoshta një fillim të ri të politikës shqiptare,”- u shpreh Edith Harxhi në emisonin “Java në RTSH” transmetuar nga RTSH 2HD.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme