Javier Zanetti si mbajtësi i pishtarit të Flakës Olimpike: Thellësisht i prekur nga vlerat e shpirtit olimpik

Ishte një ditë e veçantë për Interin dhe për Javier Zanetti-n, i cili doli në qendër të vëmendjes të martën, më 3 shkurt, si mbajtësi i pishtarit të Flakës Olimpike. Zëvendëspresidenti i zikaltërve mori pjesë në fazën e 58-të të udhëtimit të gjatë të Flakës, e cila do të përfundojë më 6 shkurt në Milano me ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore Milano Cortina 2026.
Etapa e ditës përfundoi në liqenin e Komos, me ndezjen e flakës në Piazza Cavour. Zanetti e çoi Flakën Olimpike në Cernobbio, përpara se të ngarkohej në anijen historike Patria, duke vazhduar udhëtimin e saj përgjatë bregut të liqenit të Komos.
I intervistuar nga Sky Sport, Zanetti foli si më poshtë: “Jam thellësisht i prekur nga ajo që përfaqëson dhe vlerat e shpirtit olimpik. Këto janë të njëjtat vlera që ndaj, ky është sporti që të gjithë duam”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




