“Jemi të përgatitur nga sulmet kibernetike”/ Braçe flet për mediat online që dezinformojnë

Kryetari i komisionit të posaçëm parlamentar për “Dizinformimin”, Erion Braçe në një dalje publike për median deklaroi se të gjitha institucionet shqiptare po përballen me sulmet kibernetike.
Pas raportimit që bëri këtë të mërkurë kryetarja e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, e cila theksoi se bota online është shënjestër e sulmeve malinje, Braçe deklaroi se,”Rusia vijon të jetë aktive në influencat malinje”.
Gjithashtu ai tha se ka shumë media, pjesa dërmuese online, të cilat janë të përfshirë në dezinfomim dhe që janë të paregjistruara.
Braçe nuk pranoi të bënte publik mediat që financohen nga burime të ndryshme apo që bëjnë dezinformim por shtoi se, “ka ardhur pranë komisionit një listë e gjatë e medias online, që vihen në dispozicion apo dhe media vizive, që bien pre e dezinformimit. Ja dhe i publikuam, po pastaj? Pjesa më e madhe e tyre janë informale dhe të paregjistruar askund. Duhet të fillojë të rregullimi, regjistrimi dhe verifikimi i fakteve nga mediat, kaq kërkojmë, nuk kërkojmë ndonjë gjë të madhe”.
Ai theksoi se dezinformimi ka problematika të theksuara dhe se buxhetet duhet të jenë të planifikuara
Ndërkohë që shërbimi i shtetit ndan këtë problematik, ashtu siç ndan influenicat malinje, të cilat kanë origjinë të sulmit të të dhënave. Rusia është aktive ndaj influencave malinje. Institucionet tona nuk janë ende gati për tu përballur me këto sulme.
Do na duhet të hyjmë në këtë lëndë duke formalizuar dhe gjithë sektorin e medias që është në progres të BE. Ajo që dua të theksojë që kjo çështje nuk duhet të jetë vetëm e mazhorancës, por duhet të jetë e shoqërisë shqiptare, pasi këto sulme prekin qytetarin në Shqipëri.
Ajo që duhet të theksojmë është që të ndërtojmë struktura hibride për sulmet kibernetike. Duhet të buxhetohen strukturat, investimet buxhetore dhe kjo rritje është e domosdoshme, jetike. Nuk ka pse institucionet që janë kaq të rëndësishme për Shqipërinë të vijnë të kërkojnë investime, duhet të ishin të buxhetuara”.
Komisioni i Posaçëm për Dezinformimin do të funksionojë për një afat kohor 1-vjecar. Në përfundim të punës 1-vjecare, Komisioni do të përgatisë një raport me analizat, gjetjet dhe propozimet për ndryshimet ligjore dhe masat administrative.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




