“Jetë Shqiptare”, Klodian Muço: Vështirë të kontrollohet taksimi i profesioneve të lira

Ekonomi | 3 vite më parë

Prej 1 janarit të vitit të ardhshëm të vetë-punësuarit ku përfshihen edhe profesionistët e lirë do të paguajnë tatim, në varësi të të ardhurave të tyre. Nga viti 2024, të gjithë të vetë-punësuarit me të ardhura neto të tatueshme deri në 14 milionë lekë në vit do të paguajnë tatim 15%, ndërsa mbi 14 milionë lekë tatimi do të jetë në 23%.

Për të folur mbi këtë temë i ftuar në emisionin “Jetë Shqiptare” eksperti i ekonomisë Klodian Muço u shpreh se kanë filluar rastet e para te regjistrimeve nga shpk në biznes të vogël.

“Kush e kontrollon një avokat apo një fotograf kush i kontrollon se sa do ta lëshoj faturën. Në momentin që do të filloj të presë kuponin do të ketë tendencë që të jap shërbimin minimal apo tarifën minimale. Është e vështirë të kontrollohet.

Në vende të caktuara qofshin këto shtete shumë të zhvilluara që profesionet e lira kanë tendencë të vendosin një taksim fiks, mund të ishte shume eficente një zgjedhje e tipit 3 % e xhiros.

Rastet e para janë ato që po kalojnë nga person fizik në shpk kështu që kalojmë tek ajo duke u konsideruar si biznes i vogël dhe aktualisht nga 0-14 milionë lekë paguajnë 0 taska, kështu që një pjesë do të dal nga skena.

Rasti i dyte është kur mund të regjistrohen si person fizik në Kosovë duke paguar shumë më pak dhe kjo ka një sërë efektesh të tjera por që në thelb do merren një sërë masash për profesionet e lira”, tha Klodian Muço.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme