Jifei Je nënshkruan me Ferrarin

Formula 1 | 3 vite më parë

Kampionati Botëror i Formula 1 po përgatitet të kthehet në Kinë, i programuar për t’u zhvilluar të dielën e 21 prillit në 2024, si gara e pestë e botërorit të ardhshëm, pas katër anulimeve radhazi për shkak të urgjencës shëndetësore. E Ferrari është i përgatitur të paktën në një afat shumë të gjatë. Kompania e Maranellos ka njoftuar se piloti kinez Jifei Je do të jetë drejtues zyrtar i një prej njëvendësheve të kuqe, duke filluar nga sezoni i ardhshëm.

Megjithatë, programi sportiv i 23-vjeçarit do të shpallet së shpejti. Yifei është kinezi parë që bëhet pilot zyrtar i Ferrarit. Je ka fituar katër tituj në kategori të ndryshme: kampion i Formula 4 franceze në 2016 dhe në Euroformula Open në 2020. Në vitin 2021, piloti i ri i Ferrarit e mbylli vitin me dy tituj të fituar, në Serinë Evropiane dhe në atë aziatike po në Le Mans.

“Kur mësova se do të bëhesha një pilot zyrtar i Ferrarit, u emocionova shumë, për mua kjo është një ëndërr e realizuar. Kapitulli i ri sportiv që hapet me njëvendëshen e kuqe, është padyshim një objektiv i arritur në karrierën time” – tha piloti kinez i Ferrarit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme