Jo vetëm bukuri natyrore, Parku i Shebenikut vendi ideal për të parë shiun e meteorëve

Aktualitet | 2 vite më parë

Parku Kombëtar i Shebenikut prej disa ditësh është kthyer në një vend ideal për të shijuar shiun e meteorëve Perseide, që ndodh çdo vit gjatë muajit gusht.

Pushuesit dhe turistët kanë shijuar këtë bukuri natyrore të veçantë nën qiellin e hapur duke qëndruar nëpër çadra, dukuri që shihej mjaft lehtë edhe me sy të lirë duke ofruar një përvojë unike e turizmit natyror krahas liqeve karstike e bukurive natyrore që ofron Parku Kombëtar i Shebenikut.

Shiu i meteorëve Perseide ndodh çdo vit kur Toka kalon nëpër rrugën e kometës Swift-Tuttle, e cila lë pas grimca pluhuri që krijojnë meteorë të ndritshëm kur hyjnë në atmosferën tonë. Perseidet arritën kulmin në orët e para të mëngjesit të 12 gushtit, duke ofruar mundësinë për të parë deri në 100 meteorë në orë në kushte të përshtatshme.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme