Johnson: Autorizimi i vaksinës antiCOVID-19 një lajm fantastik

Kryeministri britanik, Boris Johnson e cilësoi sot si fantastike miratimin nga Britania e Madhe të vaksinës Pfizer/BioNTech kundër koronavirusit të ri, autorizimi i parë kundër COVID-19 nga një vend perëndimor.
“Është mbrojtja nga vaksinat që do të na mundësojë më në fund t’i rikthehemi jetës tonë dhe të rimëkëmbim ekonominë”, shkruan drejtuesi konservator në Twitter.
“Britania e Madhe është vendi i parë në botë që autorizoi vaksinën antiCOVID-19 mga gjermani BioNTech dhe gjiganti amerikan Pfizer, që do të jetë e disponueshme në vend që prej javës së ardhshme”, njoftoi sot qeveria britanike.
“Qeveria pranoi sot rekomandimin e Agjencisë së Pavarur për Rregullimin e Medikamenteve dhe Produkteve Shëndetësore (MHRA) për të aprovuar përdorimin e vaksinës kundër COVID-19 të Pfizer / BioNTech”, deklaroi në një komunikatë zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë duke shtuar se vaksina do të jetë e disponueshme në Britaninë e Madhe duke nisur nga java e ardhshme.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




