Johnson mban fjalimin e fundit si kryeministër, u kërkon konservatorëve të mbështesin pasardhësen Liz Truss

Në fjalimin e tij të fundit si kryeministër, Boris xhonson iu kërkoi konservatorëve të mbështesnin pasëardhësen e tij Liz Trus gjatë asaj që e cilësoi kohë e vështirë.
“Kjo është një kohë e vëshirë për familjet në vend. Ne mund dhe do ia dalim ta tejkalojmë dhe do të dalim më të fortë” – u shpreh xhonson.
“Është koha që të mbështesim Liz Truss, ekipin dhe programin e saj. Kjo është cfarë vendi dëshiron, dhe meriton” – u shpreh Xhonson duke iu drejtuar anëtarëve të partisë konservatore. Duke vlerësuar kolegët në qeverinë që drejtoi, Xhonson tha se ata ishin njerëzit që përmbushën breksit, ia dolën të siguronin nivelet më të larta të vaksinimit kundër covid në Europë si dhe organizuan furnizimin e shpejtë me armë të ukrainës. Duke iu referuar të ardhmes së karrierës së tij, Xhonson e krahasoi veten si faza e parë e një rakete që e ka përmbushur funksionin e saj.
“Do të rihyj butësisht në atmosferë dhe do të përplasem në mënyrë të padukshme në ndonjë cep të largët dhe të errët të paqësorit, – tha ai.
Zoti xhonson prite të takohet këtë të martë me mbretëreshën Elizabetë në kështjellën Balmoral në Skoci, ku do t’i dorëzojë madhërisë së saj dorëheqjen nga posti i kryeministër. Ai do t’i kalojë pushtetin Liz Truss, e cila do të emërohet zyrtarisht nga monarkja para se të mbajë fjalimin e saj të parë si kryeministre.
Zonja Trus, e cila do të jetë gruaja e tretë kryeministre e Mbretërsisë së Bashkuar. Fitorja që Truss arriti në garën për kreun e partisë konservatore shënoi edhe fundin e drejtimit të Xhonson, më pak se tre vite pasi konservatorët arritën një fitore historike në zgjedhjet e përgjithshme të 2019-ës. Pasardhëses së Xhonson do t’i duhet të përballet me një krizë ekonomike që sa vjen e po përkeqësohet, ndërkohë që ajo ka premtuar të ndërmarrë menjëherë hapa për adresimin e cmimeve të energjisë, si dhe reduktim taksash për shmangjen e recesionit.
rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




