Johnson: Planeti ynë nuk është lodër, Cop26 shansi i fundit për njerëzimin

Botë | 5 vite më parë

Kryeministri britanik, Boris Johnson paralajmëroi në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së se samiti i kësaj organizate për ndryshimet klimatike, që do të zhvillohet në nëntor në Glasgou, i ashtuquajturi Cop26, është shansi i fundit për njerëzimin.

”Planetin tonë nuk duhet ta trajtojmë si një lodër që nuk thyhet”, deklaroi Johnson.

“Ne e kemi bërë vetë këtë planet, vërtet të mrekullueshëm, të pabanueshëm dhe jo ​​vetëm për veten tonë, por edhe për shumë specie të tjera”, theksoi ai.

“Kjo është arsyeja pse samiti i COP26 në Glasgou duhet të jetë një pikë kthese për njerëzimin”, shpjegoi ai.

”Vendet e zhvilluara duhet të eliminojnë emetimet e qymyrit deri në vitin 2030”, vuri në dukje kryeministri britanik, Boris Johnson./ATSH


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme