Johnson, vlerësim negativ nga populli

Botë | 5 vite më parë

Gjysma e britanikëve mendojnë se Boris Johnson nuk ka qenë aq i mirë sa pritej si kryeministër.

Një sondazh i Ipsos në Britaninë e Madhe i kryer javën e kaluar tregoi se 56% e britanikëve mendojnë se kryeministri ka bërë një punë të keqe deri më sot, me pothuajse të njëjtin proporcion që mbështet një votë mosbesimi në udhëheqjen e tij. Anketuesit thanë se rezultatet tregojnë një tendencë të vazhdueshme të “uljes” së vlerësimit ndaj Johnson-it.

Ky rezultat vjen pasi kryeministri u kritikua për thyerjen e rregullave të koronavirusit në Doëning Street. Policia Metropolitane aktualisht po heton 12 festa të organizuara nga qeveria e tij gjatë periudhës së izolimit për shkak të Covid-19, ku Johnson ishte pjesëmarrës bashkë me 50 persona të tjerë të cilëve u janë dorëzuar pyetësorët zyrtarë nga oficerët e policisë.

Udhëheqësi i Partisë Konservatore është përballur gjithashtu me kritika të tjera, që lidhen me trajtimin e pandemisë Covid-19 nga qeveria e tij dhe përpjekjen për të vonuar një vendim të Dhomës së Përfaqësuesve për pezullimin e ish-ministrin konservator dhe deputetin Owen Paterson vitin e kaluar.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme