Joshua është gati të heqë dorë nga titulli WBO për të dueluar

Boksieri britanik Anthony Joshua, kampion bote në peshën e rëndë në kategoritë IBF, WBA dhe WBO do të heqë dorë nga njëri prej titujve për të zhvilluar duelin me patriotin e tij Tyson Fury. Dy boksierët britanikë kanë rënë dakord për një përballje të dyfishtë gjatë vitit 2021, por Joshua ka një pengesë: Ukrainasi Oleksandr Usyk, i mandatuar nga WBO për të dueluar për titullin e kësaj kategorie.
Eddie Hearn, menaxheri dhe promotori i Joshua dha se boksieri është gati të heqë dorë nga titulli i kësaj kategorie për të përmbushur premtimin e tij, për t’u përballur me Fury. “Unë besoj se Joshua mund ta nxjerrë vakant titullin e kategorisë WBO për të dueluar me Fury. Kjo është një sakrificë e madhe për Joshua”, u shpreh Hearn. Joshua, në djhetor do të duelojë ndaj Kubrat Pulev, i mandatuar nga IBF.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




