Juirdo Cani, medalja e humbur

Juirdo Cani, taekuondisti shqiptar i peshës deri në 63 kilogram, është një medalje e humbur për Shqipërinë në Lojërat Olimpike Europiane.
Në 1/16 të finaleve, Cani ka bërë një ndeshje të mirë përballë italianit Bareta, i cili ka fituar 2-1. Duke qenë se italiani shkoi deri në finalen e madhe, atje ku dhe ishte fitues i medaljes së artë, atëherë Cani fitoi të drejtën e vajtjes në ripeshkim, ndërsa u përball me polakun Uscimiuk, të cilin e mundi 2-0.
Pikërisht në finalen për medaljen e bronztë, Cani është mundur nga francezi Alafilip, i cili raundin e parë e mori me skualifikim të kundërshtarëve pas pesë faullave të sportistit tonë. Kurse raundin e dytë e fitoi 12-5.
Një mundësi e humbur, por që për Juirdo Canin do të thotë shumë, sepse kështu do të mund të bëhet një sportist më i pjekur për të shkuar në medaljet në aktivitetet e tjera ndërkombëtare. Keqardhje dhe për Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar, që e shihte Juirdo Canin një mundësi reale për medalje në Krakovia të Polonisë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




