“Junior Fest Albania 2024”, 18 finalistët u njohën me radhën e interpretimit

18 finalistët e Junior Fest Albania 2024 nëpërmjet hedhjes së shortit sipas rendit alfabetik mësuan radhën e interpretimit në natën finale e cila do të mbahet më 27 shtator.
Drejtoresha artistike, Migena Kraja u shpreh se ky vit ka pasur prurje muzikore shumë të mira dhe aplikimet kanë qenë të shumta, mirëpo vetëm 18 prej tyre u përzgjodhën për natën finale, ndërsa një prej tyre do na përfaqësojë në Junior Eurovision 2024 i cili këtë vit do të mbahet në 16 nëntor në Madrid.
“Këngët janë shumë të bukura, e rëndësishme është që fëmijët të interpretojnë pa emocione dhe ta shijojnë këtë eksperiencë”, tha Kraja.
Drejtori Muzikor Klodian Qafoku inkurajoi artistët e vegjël ta shijojnë deri në fund spektaklin i cili i dedikohet atyre.
“Uroj që secili ta marri këtë festival si një festë. Të gëzoni pasi është vërtet një festë e këngës për fëmijë”, u shpreh Qafoku.
“Ti lulëzon’ do të jetë slogani i Junior Fest Albania 2024.
Junior Fest Albania është ekskluzivitet i Radio Televizionit Shqiptar, teksa prej vitesh ka nxjerrë në skenë të rinj të talentuar, edhe këtë vit ky festival i cili kryefjalë ka këngën premton një mbrëmje magjike plot surpriza.
Gazetare: Katerina Kule
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




