Juxhin Xhaja e Emanuela Rusta ngjiten në Kategorinë e Parë të

Sporte të tjera | 3 vite më parë

Pas Enea Jorgjit edhe dy arbitra të tjerë shqiptarë janë promovuar nga Komiteti i Arbitrave në UEFA, duke u ngjitur në kategorinë e parë. Bëhet fjalë për Juxhin Xhajën dhe Emanuela Rustën, të cilët tani e tutje mund të gjykojnë ndeshje të nivelit më të lartë në kompeticionet europiane.

Xhaja dhe Rusta kanë tashmë të drejtën të arbitrojnë në ndeshjet e UEFA Champions League deri në ndeshjet eliminatore para grupeve si dhe në ndeshjet e UEFA Europa League e UEFA Europa Conference League, duke përfshirë edhe ato në grupe, ndeshjet e ekipeve kombëtare A gjatë fazave eliminatore.

Arbitrat e kategorisë së parë nuk mund të drejtojnë vetëm ndeshje të fazës finale të një kampionatit Europian apo kampionati Botëror.

Në dhjetor të vitit 2021 ishte Enea Jorgji ai që u përfshi në Kategorinë e Parë të arbitrave, ndërsa së bashku me Juxhin Xhajën (meshkuj) dhe Emanuela Rusta (femra) shkon në tre numri i arbitrave shqiptarë në këtë kategori.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme