Ka shërbyer edhe në Ballkan, James O’Brien propozohet si Ndihmës Sekretarin e ri të Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike

Botë | 3 vite më parë

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden ka propozuar James O’Brien për postin e Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike.

Njoftimi u bë nga Shtëpia e Bardhë ku tha se “O’Brien ka shërbyer në dy administrata amerikane si i dërguar special presidencial. Gjatë karrierës së tij në Departamentin e Shtetit, ai ka udhëhequr një program të madh dhe të suksesshëm sanksionesh dhe ka këshilluar për një sërë çështjesh, duke përfshirë negociatat e paqes në Evropë, marrëveshjet shkencore dhe mjedisore dhe iniciativat për të hetuar dhe ndjekur penalisht personat përgjegjës për krimet e luftës”.

O’Brien ka qenë edhe i  Dërguar Presidencial për Ballkanin dhe ka shërbyer si Këshilltar i Lartë i ish-Sekretares Madeleine Albright.

James O’Brien është aktualisht Shefi i Zyrës së Koordinimit të Sanksioneve, me gradën Ambasador në Departamentin e Shtetit të SHBA-së dhe anëtar i Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë dhe ka studiuar frëngjisht dhe rusisht.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme