Kaçi dhe Spahiu, triumf në “Tirana Open”

Sporte të tjera | 3 vite më parë

Eklent Kaçi dhe Besart Spahiu janë fituesit e “Tirana Open” në bilardo me nëntë gurë dhe në snuker. Një aktivitet, i cili për katër ditë pushtoi sheshin “Skënderbej” në kryeqytet, ndërsa mblodhi të gjithë bilardistët e Rajonit. Në gjysmëfinalen e bilardos, Eklent Kaçi eleminoi Myqerem Dervishajn, kurse Kledio Kaçi, Edmond Zajën. Në finale, në një duel mes vëllezërish, do të triumfonte Eklent Kaçi, 7-3. Gjithnjë në bilardo, Myqerem Dervishaj i treti dhe Edmond Zaja i katërti.

Një lojë e zjarrtë dhe me shumë rivalitet dhe snukeri i shpejtë, atje ku fitues ishte Besart Spahija, që në finale mundi Klodian Ymerajn. Në vendin e tretë Eklent Kaçi dhe në të katërtin Dorian Maknori. E përpara se të vihej në finalen e snukerit, gjysmëfinalet në këtë disiplinë ishibn shumë të forta.

Kështu bilardo ndez kryeqytetin, ndërsa mblodhi shumë pasionantë të këtij sporti në Tiranë. E tanimë pritet të ketë dhe të tjera aktivitete, aq më tepër që tashmë Bilardo dhe Snukeri janë bërë një Federatë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme