Kamala Harris nis fushatën, sulmon Trump: E njoh llojin e tij

Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris ka sulmuar Donald Trump në tubimin e parë të fushatës së saj pwr Shtëpinë e Bardhë. Duke folur para një turme prej rreth 3,000 në Wisconsin, Harris e krahasoi kundërshtarin e saj republikan me mashtruesit që ajo tha se i kishte ndjekur penalisht.
Harris siguroi mbështetjen e shumicës së delegatëve demokratë, duke i hapur rrugën asaj për t’u bërë kandidatja e partisë. Fushata e re e Harris-it mblodhi 100 milionë dollarë në 36 orët pas largimit të Biden.
“Kam marrë përsipër autorë të të gjitha llojeve. Grabitqarë që abuzonin me gratë. Mashtrues që grabisnin konsumatorët. Mashtrues që thyen rregullat për përfitimin e tyre. Pra, më dëgjoni kur them se e njoh llojin e Donald Trump. Në këtë fushatë, ju premtoj, me krenari do ta vendos rekordin tim kundër tij çdo ditë të javës”, tha Harris.
Harris parashtroi një sërë prioritetesh liberale në fjalimin e saj, mbi kontrollin e armëve dhe aksesin ndaj abortit, si dhe varfërinë e fëmijëve, të drejtat e sindikatave dhe kujdesin shëndetësor të përballueshëm.
“A duam të jetojmë në një vend të lirisë, dhembshurisë dhe sundimit të ligjit, apo në një vend të kaosit, frikës dhe urrejtjes?”, tha ajo.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



