Kamerun, 7 ushtarë të vdekur dhe shumë të plagosur nga separatistët

Në veriperëndim të Kamerunit, shtatë ushtarë kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur në një varg sulmesh të kryera nga separatistët, tha një zyrtar.
“Separatistët terroristë sulmuan njëkohësisht tre postblloqe ushtarake në rajonin veriperëndimor. Këto përfshijnë qytetet Nkambe, Noni dhe Ndu”, u tha gazetarëve Adolphe Lele Lafrique, guvernatori i rajonit.
Sulmet, të cilat ndodhën mes të dielës në mbrëmje dhe herët të hënën, janë vrasjet e fundit të personelit ushtarak në rajonin anglofon, i cili ka qenë në krizë separatiste që nga viti 2016.
Vendi dygjuhësor në Afrikën Qendrore ka një popullsi prej më shumë se 21 milionë banorësh, me një pakicë 20 për qind që flet anglisht, e cila pretendon të jetë e margjinalizuar. Njerëzit anglofonë janë të ndarë mes atyre që duan federalizmin dhe atyre që duan shkëputjen si një formë pavarësie./AA
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




