Kampi i emigrantëve në Gjadër, do angazhohen 300 policë italianë, paga 100 euro në ditë

Punimet për ndërtimin e kampit për pritjen e emigrantëve në Gjadër vijojnë, ndërsa janë bërë me dije detaje mbi mënyrën sesi do të bëhet menaxhimi i rendit brenda godinave.
Sindikata e Policisë së Italisë informon se për ruajtjen e rendit brenda godinave në Gjadër do të angazhohen 300 policë italianë. Shërbimet do të drejtohen nga një Menaxher i Lartë, dy Menaxherë të Parë dhe Zyrtari Ndërlidhës me Shqipërinë.
Fillimisht, më 2 qershor do të dërgohen 20 operatorë , në rolin e inspektorëve dhe ndihmës agjentëve për të mbikëqyrur strukturën e vendosur në portin e Shëngjinit. Paga e tyre do të jetë ajo e misionit ndërkombëtar, 100 euro neto në ditë.
Për çështjen ligjore do të zbatohet ekstraterritorialiteti, ku legjislacioni italian do të zbatohet brenda strukturave, ndërsa jashtë, për shembull në rast arratisje apo krimet e ndryshme të kryera, do t’i delegohet policisë shqiptare.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




