Kanada, Zgjatet mbyllja e kufijve deri në fund të nëntorit

Botë | 6 vite më parë

Kanadaja njoftoi dje një zgjatje tjetër, deri në fund të nëntorit, të mbylljes së kufijve për të huajt, prania e të cilëve nuk konsiderohet thelbësore, si dhe përjashtime nga karantina e detyrueshme.

Që prej marsit të kaluar, udhëtarët e mbërritur në Kanada, qofshin kanadezë apo jo, janë vendosur në karantinë të detyrueshme 14-ditore me qëllim për shmangur përhapjen e koronavirusit.

Që nga fillimi i qershorit, shtetasit e huaj mund të bashkohen me familjet e tyre që jetojnë në Kanada, nëse janë bashkëshortë, fëmijë, prindër ose kujdestarë ligjorë të shtetasve kanadezë. Përndryshe, pranohen vetëm njerëzit, prania e të cilëve në tokën kanadeze konsiderohet thelbësore, siç janë disa punonjës.

Për herë të parë, qeveria kanadeze njoftoi heqjen e karantinës së detyrueshme për banorët e disa komunave kanadeze ose amerikane pa dalje në det kur ata udhëtojnë në rajonin e vendit fqinj për pazar ose shërbime mjekësore.//ATSH


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme