Kanadaja ka refuzuar kërkesën e Tesla-s për tarifa më të ulëta për automjetet elektrike të importuara nga Kina

Kompania e prodhimit të makinave elektrike Tesla, u përpoq pa sukses të bindte qeverinë kanadeze që të ulte tarifat për automjetet elektrike të prodhimit kinez që importon ky vend.
Në vend të kësaj, autoritetet kanë goditur modelet e Tesla me të njëjtën mbitaksë 100% si çdo EV tjetër i dërguar nga Kina, shkruajnë mediat e huaja.
Departamenti i Financave i Kanadasë konfirmoi në fillim të kësaj jave se nga 1 tetori, tarifa e importit për automjetet elektrike kineze do të rritet nga 6.1% aktuale në 106.1%.
Kjo është për të luftuar atë që ajo i konsideron si “politika dhe praktika të padrejta të tregut” dhe “politikën e qëllimshme, të drejtuar nga shteti” i Kinës.
Nisja e mbitaksës së re vjen disa muaj pasi SHBA ngriti gjithashtu tarifat e importit për automjetet elektrike kineze nga 25% në 100%.
Prodhuesi më i madh në botë i automjeteve elektrike, Tesla, thuhet se “iu afrua” Kanadasë përpara njoftimit dhe kërkoi një tarifë të ngjashme prej 9% me atë që i është vendosur në Bashkimin Evropian.
Është e paqartë se si zyrtarët iu përgjigjën kësaj kërkese, por ministrja e Financave e Kanadasë, Chrystia Freeland, nuk pranoi të adresonte bisedimet specifike që kishte me Tesla.
Tesla eksporton si automjete Model 3 dhe Model Y të prodhimit kinez në Kanada.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




