Kanali i Venecias shqetëson vendasit bëhet i gjelbër fluoreshent

Venedikasit u zgjuan të dielën në mëngjes me një pamje të pazakontë, pasi një pjesë uji në ujërat e kanalit të qytetit dukej se ishte kthyer në jeshile fluoreshente.
Autoritetet lokale kanë mbledhur mostra uji dhe kanë hapur një hetim urgjent.
Janë të shumta spekulimet se çfarë mund të ketë bërë që uji rreth urës së famshme të Rialtos të ndryshojë ngjyrë.
Teoritë variojnë nga lëshimi i bojës deri te një protestë nga aktivistët mjedisorë.
Mediat italiane raportuan se policia lokale po shqyrtonte për të përcaktuar nëse lëshimi mund të kishte qenë një marifet që përkonte me regatën e Volgalonga që po zhvillohej këtë fundjavë.
Shumë përdorues të mediave sociale thanë se imazhet që dilnin nga Venecia të kujtonin marifetin e vitit 1968 nga artisti argjentinas Nicolás García Uriburu, i cili ngjyrosi ujërat e Kanalit të Madh në të gjelbër për të rritur ndërgjegjësimin për çështjet ekologjike citon BBC.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




