“Kandidat jabanxhi për Himarën”, Vangjel Tavo i PS: Himariotët në bashki nuk i zgjidhën problemet!

Politikë | 2 vite më parë

Vangjel Tavo ishte shkëputur nga politika që pas humbjes së mandatit të deputetit në vitin 2021 në Gjirokastër, humbje për të cilën fajësoi Partinë Socialiste dhe e kallëzoi në SPAK si përfaqësues i LSI-së. 

Por pas 15 vitesh ndarje, një ftesë e kryeministrit Rama e riktheu atë në shtëpinë e parë politike. Kur u emërua prefekt, të gjithë e dinin se ai do të ishte kandidati i mundshëm, në rast se do të përsëriteshin zgjedhjet në Himarë. Edhe pse Vangjel Tavo, një minoritar grek i Dropullit, ka përfaqësuar gjithmonë Gjirokastrën. 

Megjithatë, në një intervistë për emisionin “Pa Censurë”, atë që tjerët e shohin si disfavor, origjinën jo himariote, Vangjel Tavo e kthen në pikë plus për vete.  “Himara i ka provuar dhe himariotët që të jenë në drejtimin e Bashkisë së Himarës dhe problemet vazhdonin të ishin aty. Problemi kryesor nuk qendron tek origjina e kandidatit që kandidon për Bashkinë e Himarës, por tek problematika, tek zgjidhja e këtyre 
problemeve.”- tha zoti Tavo. 

I pyetur nga gazetarja Elona Meço se origjina e tij nga Dropulli i Gjirokastrës mund të ishte një minus apo e kompenson këtë me përkatësinë e minoritetit grek, zoti Tavo i dha rëndësisë profilit të tij si politikan, jo origjinës. “Origjina nga Dropulli nuk është absolutisht pengesë. Nuk ka lidhje fare origjina ime si minoritar grek. Unë kam disa parime. Në karrierën time politike jam shquar si njeriu që kam vendosur mbi 
çdo gjë, marrëdhënien me njerëzit dhe zgjidhjen e problemeve të tyre. Për këtë arsye po kandidoj në Himarë,  për të sjellë një epokë tjetër në drejtimin e Bashkisë së Himarës, ku problemet që ishin krjuar deri tani, u shfrytëzuan nga një grup i ngushtë njerëzish për arsye të ngushta të përfitimit politik, gjë që çoi deri në ftohje diplomtike mes dy vendeve fqinjë. Nuk do të ketë më Himara momente të tilla, sepse problemet do 
të zgjidhen. Nuk ka problem që nuk zgjidhet.”- u shpreh Vangjel Tavo. 

Himara është aktualisht më qendër të vëmendjes edhe për shkak të burgosjes së kryetarit në detyrë Jorgo Goro për fallsifikim pronash, një çështje ku ka dalë edhe emri i kryetarit tjetër të komanduar Arqile Bollano, të dy përfaqësues të PS. 

Por, kur kanë mbetur pak ditë nga zgjedhjet, Vangjel Tavo bën një premtim të rëndësishëm.  “Nuk kam për të fimosur asnjë dokument dhe nuk kam për të mbështetur asnjë investitor që vjen në Bashkinë e Himarës për të përfituar në mënyrë të jashtëligjshme prona apo çdo gjë tjetër që mendojnë se do të përfitojnë.”- tha zoti Tavo në emisionin “Pa Censurë në RTSH, ku foli edhe për marrëdhqnien me Edi Ramën, në pranimin e kandidimit për Bashkinë e Himarës. “Nuk më ka vënë kushte, nuk i kam vënë kushte. Nuk punoj me kushte. Parimi im është bashkëpunimi”- u shpreh Vangjel Tavo për RTSH. 

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme