Kandidati për kryetar të PD, Shehaj: Nuk jam në kushte të barabarta me Bashën!

Politikë | 5 vite më parë

Agron Shehaj thotë se Lulzim Basha gaboi në fushatë duke u ndaluar kandidatëve për deputetë që të mos kërkonin votën personale. Ai thotë gjithashtu se në parti nuk ka meritokraci dhe se Basha nuk e mund dot Ramën.

“Të gjithë kandidatët duhej të shtyheshin që të merrnin më shumë vota. Të gjithë kandidatët, jo vetëm nuk u duhej thënë që kush do të dalë mirë do të ndëshkohej, por duhej thënë që kush del më mirë do të promovohet”.

“Një nga problemet kryesore të PD, tha Agron Shehaj, është mungesa e meritokracisë. Vetëm kështu e bëjmë partinë më të fortë dhe të mundim Edi Ramën në zgjedhjet e ardhshme”.

Shehaj është i bindur që kryedemokrati Lulzim Basha nuk mundet dot që ta çojë drejt fitores PD-në. Për këtë shprehet se është i bindur.

“Basha nuk e çon dot PD në fitore është bindje e imja, e kuptoj që shumë prej jush mund të kërkojnë arsye të ndryshme, por është shumë e thjeshtë. Nëse duam që PD të fitojë zgjedhjet pastaj të ndryshojë Shqipërinë duhet të ndryshojmë lidershipin e PD”, tha ai.

Ai ka prezantuar edhe platformën e tij se si PD mund të shkojë drejt fitores.

“Për të fituar zgjedhjet duhet reformuar PD, duhet hapur ndaj të vjetërve dhe të rinjve, vendimet duhen marrë nga anëtarë të PD, të jetë e qartë dhe  transparente. Anëtarët duhet të vendosin për karrierën e strukturës, të liderave nëpërmjet votës. Një nga elementët kryesor do jetë votimi i listës për kandidatë i të gjithë listës”, tha Shehaj.

A do bashkëqeverisni ?

Nëse unë do të zgjidhem kryetar i PD në asnjë mënyrë nuk do të ketë bashkëqeverisjë me PS?

A është Basha lider i korruptuar?

  1. Përballë Ramës duhet një njeri ndryshe nga Edi Rama. Duhet të jetë i pakorruptuar dhe njerëzit të mendojnë se është i pakorruptuar

Shpallja “non grata” e Berishës, a do e largoni nga grupi parlamentar?

Lideri historik i PD ka kontribut në orientimin e Shqipërisë drejt Perëndimin. Nuk dua të jap koment për shpalljen non grata.

-Jeni të barabartë me Bashën?

S’ka dyshim që nuk jemi në kushte të barabarta

Si do jenë marëdhëniet me Bashën?

Nëse nuk më përjashtojnë. Unë nuk kam asgje personale me Bashën. Humbën zgjedhjet, nuk mund të presim, duhet të bëjmë zgjedhjet e duhura. Ne nuk humbëm zgjedhjet, ne  lamë në pushtet një qeveri të korruptuar. Gjithsesi nuk pres që të më përjashtojnë nga PD.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme