Kane te City, Guardiola ofron 100 milionë euro

“Manchester City i ka ofruar Tottenham 90 milionë paund(dicka më shumë se 100 milionë euro)”. Sipas lajmeve të publikuara nga Bild, Guardiola është i gatshëm të bëjë një propozim tronditës për të bindur Mourinho të privohet nga kapiteni i tij. Trajneri katalanas, ish-Barcelona dhe Bayern, – gjithmonë sipas të përditshmes gjermane, – është në kërkim të një zëvendësuesi për Aguero, golashënuesin më të mirë në historinë e klubit, me 256 gola. Kontrata e argjentinasit me Cyti-n mbaron në fund të sezonit, pa harruar dhe situatën e vështirë që po kalon për shkak të dëmtimeve, vetëm 4 ndeshje të luajtura këtë vit.
Nga ana tjetër, Kane është i ludhur me Spurs me një kontratë 3-vjecare dhe një shitje e tij duket shumë e vështirë për momentin. Por klubi londinez mund të sakrifikonte 27-vjecarin nëse nuk do të arrinte të kualifikohej në Champions League në sezonin e ardhshëm. Vetë sulmuesi anglez nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën për tu larguar nga Tottenham dhe të bashkohej me një skuadër që do i mundësonte fitimin e një trofeu të rëndësishëm, sic është Champions League.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




