Kaosi Barça, një dokument konfidencial zbulon një të vërtetë

Ka detaje të reja në lidhje me skandalin që ka lindur në Spanjë dhe që vendos Barcelonën në qendër të stuhisë. Klubi katalanas, në fakt, ka paguar rreth 1.4 milionë euro nga viti 2016 deri në vitin 2018 për kompaninë Dasnil 95, në pronësi të José Maria Enriquez Negreira, në atë kohë nënkryetar i bordit të arbitrazhit të La Ligës.
Barcelona shpjegoi qëndrimin e saj përmes një komunikate për shtyp, në të cilën theksoi se roli i Negreira ishte këshillues. Një foto e “zbërthyer” nga gazeta El Mundo e cila publikoi një faks në të cilin lexohen kërcënimet e Negreira ndaj klubit Blaugrana, me qëllim zbulimin e parregullsive të kryera nga Barcelona nëse ai pezullonte konsulencën milionere.
Në lidhje me këtë çështje komentoi edhe Javier Tebas, presidenti i La Liga-s, i cili nënvizoi se në nivel sportiv nuk do të ketë sanksione sepse ajo që ndodhi tashmë është parashkruar pas pesë vitesh. “Çështja – vazhdoi Tebas – ndryshon në planin penal, të shohim se si do të përfundojë ky hetim. Nëse nuk ka kallëzim penal kundër klubit, atëherë këto fakte do të arkivohen”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




