Kapet 1 kg kokainë me vlerë 270 mijë euro në Tiranë, dy të arrestuar

Policia e Tiranës sekuestroi 1 kilogram lëndë narkotike të dyshuar kokainë, e cila nëse do të hidhej në treg kap vlerë e 270 mijë eurove.
Blutë e kryeqytetit saktësojë, se në pranga ranë dy poseduesit e lëndës narkotike, të cilëve iu gjet në automjetin me të cilin po udhëtonin në zonën e Kthesës së Kamzës në Tiranë.
Në pranga ranë Klajdi Serjani 24-vjeç dhe Euxhenio Manushi 20-vjeç, të cilët ishin nën mbikëqyrjen e uniformave blu prej më se gjashtë muajsh.
Nga të dhënat bëhet e ditur se dy ishte Klajsi Serjani ai që drejtonte automjetin luksoz te rruga “Kastriotët”, ku lë timonin, del nga mjeti dhe në sediljen e pasme të tij merr pakon me lëndë narkotike, e cila kishte 1 kilogram e 50 gramë kokainë.
Lënda narkotike synohej që të tregtohej në zona të ndryshme të kryeqytetit, pasi të ndahej në doza të vogla.
Përveç kokainës, efektivët blu në momentin e kontrollit të mjetit gjetën edhe një sasi të konsiderueshme vlere monetare ndërsa sekuestruan edhe celularët e të rinjve.
Njëri nga personat e arrestuar, konkretisht Klajdi Serjani rezulton të jetë nipi i një prej personave të skeduar nga policia e Tiranës, Pajtim Serjani, i cili merrej me gjobëvënie.
Gazetare: Flutura Tota
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




