Karakteristikat e cirkuitit në Bahrein

Formula 1 | 5 vite më parë

Nga Sakhiri në Sakhir. Pas tri ditë testesh atje, sezoni i ri i Formula 1 do të nisë nga Bahraini, ku të gjithë të apasionuarit e këtij sporti do të përjetojnë fundjavën e parë të Botërorit 2022. Një cirkuit, të cilin e njohin të gjithë për karakteristikat që ka. Ai ndodhet në kryeqytetin Manama, në mes të shkretëtirës. Cirkuiti është i gjatë 5,4 km, ka 15 kthesa, të cilave po t’i bashkosh edhe kushtet atmosferike në të cilat zhvillohet gara, e bëjnë Çmimin e Madh të Bahreinit, një nga më të vështirët e sezonit.

Asfalti është shumë i ashpër. E makinat për të përballuar kthesat në këtë pistë, duhet të përdorin një ngarkesë mesatare aerodinamike. Edhe gomat vuajnë shumë në daljet nga kthesat. Për garën e kësaj fundjave, sidomos të premten dhe të shtunën është parashikuar të ketë erë të fortë në Bahrein. Përveç erës, një nga karakteristikat e këtij cirkuiti janë edhe temperaturat e larta. Gjë që i ve në një provë të vështirë të gjithë pilotët. Përtej të gjitha këtyre vështirësive, pilotët duhet të mendojnë për fitoren, duke u përballur edhe me risitë e rregullores së F1 dhe ndryshimet e mëdha që kanë ndodhur në makinat e tyre.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme