Karamuço: Operacioni i SPAK është dekonspiruar. Një prej të kërkuarve është larguar me tuta e shapka!

Aktualitet | 2 vite më parë

“Krimi dhe politika – Maja e aisbergut” ishte tema e zgjedhur nga Alban Dudushi për emisionin 3D në RTSH 1 të martën. 
Eksperti kriminalist Ervin Karamuço, që në fillim të emisionit u shpreh se operacioni i fundit i SPAK është dekonspiruar, përkundër deklaratave të policisë e cila i ka hedhur poshtë akuzat. “Mos të fshihemi prapa gishtit se. …Vetë policia e ka pranuar se kanë ikur 13 veta nga Shqipëria” tha ai. “Edhe SPAKU e di” shtoi eksperti. “Disa prej të kërkuarve janë parë para dyqaneve Vodafone duke mbushur telefonat me roaming dhe janë zhdukur” tha zoti Karamuço. Sipas tij personat në kërkim në zonat e tyre kanë rojet dhe kamerat e tyre të kontrollit. “Një prej të kërkuarve është larguar me tuta e shapka nga shtëpia” tha ai. 
Sipas zotit Karamuço konkluzioni është se policia dekonspiron operacionet në mënyrë sistematike. Ai tha se në këtë çështje janë implikuar edhe politikanë të ndryshëm.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme