Karriera e “kryepolicit” Skënder Hita, drejtoi forcat e policisë në disa qarqe si Shkodra, Dibra, Durrësi dhe Fier
Skënder Hita është një nga drejtuesit më me përvojë në radhët e Policisë së Shtetit, me një karrierë të ndërtuar në disa nga qarqet më të rëndësishme dhe më sfiduese të vendit.
46-vjeçari ka mbajtur funksione drejtuese në Shkodër, Durrës, Dibër dhe së fundmi në Fier, duke u përballur me problematika të ndryshme që lidhen me kriminalitetin dhe rendin publik. Përvoja në Shkodër, ku ka shërbyer edhe si zëvendësdrejtor i hetimit të krimit, konsiderohet një nga etapat që ka formësuar profilin e tij profesional.
Një tjetër pikë kyçe në karrierën e tij është drejtimi i Policisë në Durrës, një qark me rëndësi strategjike për shkak të portit dhe fluksit të lartë të lëvizjes. Gjatë kësaj periudhe janë zbardhur disa ngjarje të rënda kriminale, përfshirë edhe raste që kanë ndihmuar në hetime më të gjera në disa qytete të vendit.
Me këtë përvojë në disa prej zonave më të ndjeshme të vendit, Hita merr drejtimin e Policisë së Shtetit me pritshmëri për të përballuar sfidat e sigurisë dhe për të forcuar më tej besimin e publikut te institucioni.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




