KAS nuk ‘shqyrtoi’ Berishën dhe Alibeajn/ Nesër mblidhet KQZ-ja, merr në dorë kërkesën e PD-së

Politikë | 4 vite më parë

Komisioni Qendror Zgjedhjeve do të shqyrtojë ditën e nesërme kërkesën e Partisë Demokratike për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Ky vendim i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve vjen pasi KAS nuk kaloi për shqyrtim kërkesat e grupit të Alibeajt dhe Berishës pasi nuk ka kompetencë për shqyrtimin e vendimeve të ndërmjetme ndaj do ia kthejnë kreut të KQZ-së për të marrë një vendim përfundimtar.

Gjithashtu, KQZ do të shqyrtojë ditën e nesërme edhe kërkesën e partisë politike “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.

Në çështjet që do të shqyrtohet rishtas do të jetë ajo për shqyrtimin e kërkesës për regjistrimin e Komitetit Nismëtar që do të organizojë punën për “paraqitjen e Arlind Qorit, si kandidat i propozuar nga zgjedhësit për Kryetar Bashkie”

Çështje të mbartura: Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politike “Partia Demokratike”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.

Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politike “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.

 Çështje për shqyrtim rishtas: “Për shqyrtimin e kërkesës për regjistrimin e Komitetit Nismëtar që do të organizojë punën për paraqitjen e z. Arlind Muhamet Qori, si kandidat i propozuar nga zgjedhësit për Kryetar Bashkie në zonën zgjedhore Bashkia Tiranë, në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme