Kaskada e Drinit, reshjet e shiut shtojnë prurjet

Ekonomi | 5 vite më parë

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) informoi të martën se reshjet e shiut gjatë ditëve të fundit kanë rritur prurjet në kaskadën e Drinit në sasinë e 1220 m3/s, ndërsa prodhimi është mbi 10 mijë MWh.

“Prurjet natyrore në Kaskadë janë 1220 m3/s. Niveli i liqenit të HEC-it të Fierzës është 267.5 m, ndërsa kuota maksimale është 296 m. Niveli i liqenit të HEC-it të Komanit është 169.7 m, ndërsa kuota maksimale është 175.5 m. Niveli i liqenit në HEC-in e Vaut të Dejës është 74.3 m, ndërsa kuota maksimale është 76 m”, bën të ditur KESH.

Sipas të dhënave të publikuara në mesditën e së martës nga KESH, aktualisht po prodhohet 10.150 MWh energji me kapacitet të plotë në HEC Koman dhe Hec Vau i Dejës.

“Në HEC-in e Fierzës nuk po prodhohet energji me qëllim akumulimin e prurjeve dhe rritjen e rezervës energjetike”, bën të ditur KESH.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme