Katari thirrje për krijimin e një mekanizmi për sigurimin e ndihmës humanitare për Afganistanin

Botë | 5 vite më parë

Ministri i Jashtëm i Katarit, Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, bëri thirrje që të krijohet një mekanizëm për të siguruar ndihmë humanitare për Afganistanin.

Ministri Al Thani, bëri një deklaratë nga llogaria e tij në Twitter lidhur me vizitën e tij në Pakistan për të diskutuar çështjen e Afganistanit.

Al Thani vuri në dukje se në Pakistan kanë zhvilluar një sërë mbledhjesh vëllazërore në të cilat kanë vënë theksin mbi rëndësinë e marrëdhënieve dypalëshe dhe strategjike mes dy vendeve dhe konsensusin për çështjen e Afganistanit.

Ai bëri thirrje që të krijohet një mekanizëm për të siguruar ndihmë humanitare për Afganistanin, pa bërë ndonjë llogari politike./AA


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme