Katastrofë mjedisore në Divjakë, ndotja e ujit ngordh mijëra peshq

Sociale | 4 vite më parë

Qindra tonelata peshk kanë ngordhur për shkak të ndotjes së ujerave. Kryesisht në fshatin Sulzotaj në Divjakë, kjo degë e kanalit është e tejmbushur me peshq të ngordhur, era e të cilëve kundërmon  gjithë zonën. Banorët thonë se disa here në vit kjo situatë përsëritet dhe sidomos kur fillon puna e fabrikave të vajit të ullirit.

Pas sinjalizmit rreth kesaj situate te ndotjes alarmante , kane ardhur per inspektim nje grup nga agjencia kombetare e mjedisit . Punonjesit e kesaj agjensie nuk pranuan te flasin per situaten me pretendimin se nuk duan te nxitohen ne perfundimin e identifikimit te problemit.

Jashte kameras ata thane se dyshojne se jane disa faktore qe kane sjelle kete situate duke renditur, mungesen e reshjeve te shiut, stallat e bagetive, fabrikat e qumeshtit, baxhot, fabrikat e vajit te ullirit , ndermarrjet e ujesjelles kanalizimeve, te cilat derdhin mbetjet e tyre ne kete kanal . Keto mbetje kane permbajtje te madhe te amoniakut cka shkakton ngordhjen e gjallesave ujore.

Ky fenomen eshtë trajtuar cdo vit nga mediat por pervec identifikimit te ndotesve dhe gjobave ndaj bizneseve, zgjidhja nuk ka ardhur asnjehere. Ujerat e Kanalit te Myzeqese derdhen ne det dhe vazhdojn te jene te rrezikshme per te gjitha gjallesat dhe njerezit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme