Kategoria e Parë, ja 2 sfidat që do të transmetohen në RTSH

Të shtunën dhe të dielën do të luhen ndeshjet e javës së 7-të të Kategorisë së Parë. Të gjitha ndeshjet e kësaj jave do të zhvillohen në orën 14:00, ndërsa 2 takime do të transmetohen drejtpërdrejt në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.
Lushnja-Erzeni është sfida që do të transmetohet për shikuesit të shtunën në orën 14:00 në kanalin RTSH Sport, ndërsa të dielën drejtpërdrejt në RTSH Sport do të vijë ndeshja Kastrioti-Vora.
Të shtunën do të luhen edhe 4 takimet e tjera të javës së 7-të të Kategorisë së Parë. Kryesuesi e Besës do të presin në shtëpi Burrelin, ndërsa Flamurtari do të luajë në transfertë përballë Korabit. Valbona pret në shtëpi Apoloninë, ndërsa Kukësi do të udhëtojë drejt Pogradecit për tu ndeshur me skuadrën vendase.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




