Kategoria e Parë/ Java e 25-të luhet e gjitha të shtunën, në të njëjtin orar

Java e 25-të e kampionatit të Kategorisë së Parë, që transmetohet në RTSH, do të luhet e gjitha të shtunën, më 7 mars, në orën 14:00.
Skënderbeu kryesues do të përballet me Lushnjen në stadiumin “Skënderbeu”, ndërsa Laçi pret në shtëpi Apoloninë. Në stadiumin “Gjorgji Kyçyku”, Pogradeci do të luajë ndaj Korabit, ndërsa Kastrioti do të përballet me Besën në stadiumin “Redi Maloku”.
Në “Liri Ballabani”, Burreli pret Ilirinë, ndërsa në stadiumin “Kukës Arena”, Kukësi do të luajë ndaj AF Luftëtarit.

Gara në kampionatin e Kategorisë së Parë po bëhet gjithnjë e më e fortë, ku diferenca mes kryesuesit Skënderbeu dhe vendit të dytë Laçi është vetëm 3 pikë. Po ashtu, shumë interesante është edhe lufta për mbijetesë, ku dy vendet e fundit, Kukësi dhe AF Luftëtari, do të kenë një përballje direkte që mund të vendosë shumë për fatin e tyre në sezon.
Java 25
Skënderbeu–Lushnja, 07.03.2026 14:00, stadiumi “Skënderbeu”
Laçi–Apolonia, 07.03.2026 14:00, stadiumi “Laçi”
Pogradeci–Korabi, 07.03.2026 14:00, stadiumi “Gjorgji Kyçyku”
Kastrioti-Besa, 07.03.2026 14:00, stadiumi “Redi Maloku”
Burreli–Iliria, 07.03.2026 14:00, stadiumi “Liri Ballabani”
Kukësi–AF Luftëtari, 07.03.2026 14:00, stadiumi “Kukës Arena”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




