Kategoria e Parë në RTSH/ Zgjidhet formacioni më i mirë i javës së 25-të, Magani në stol

Kategoria e Parë | 8 muaj më parë

Pas zhvillimit të ndeshjeve të javës së 25-të në kampionatin Kategoria e Parë, trajnerët e ekipeve Kombëtare të moshave kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë të kësaj jave, bazuar në paraqitjet e futbollistëve në takimet e luajtura.

Formacioni më i mirë i javës është zgjedhur sipas skemës 4-2-3-1. Në portë është përzgjedhur Skander Tahri (AF Luftëtari). Në repartin e mbrojtjes bëjnë pjesë Klevsi Shaqe (Skënderbeu), Ali Samake (Pogradeci), Brajan Selmani (Iliria) dhe Kosta Vangjeli (Skënderbeu).

Dy mesfushorët e qendrës janë Oresti Kasmollari (Kastrioti) dhe Ildi Xhakaj (Burreli), ndërsa në mbështetje të sulmit janë përzgjedhur Matheus Alisson (Kukësi), Olsi Myrta (Laçi) dhe Ledjo Tresa (Laçi). Në majën e sulmit është Godswill Chinwendu (Besa).

Trajneri më i mirë i javës së 25-të është përzgjedhur Gugash Magani (Besa), pas fitores 3-2 që skuadra e tij arriti në transfertë ndaj Kastriotit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme