Kategoria e Parë nis rrugëtimin, Flamurtari-Burreli dhe Vora-Apolonia

Edicioni i ri i kampionatit të Kategorisë së Parë do të nisë rrugëtimit të shtunën më 24 gusht. Të gjashtë ndeshjet do të luhen në të njëjtën orë 17:00, teksa java e parë premton menjëherë emocion dhe spektakël.
Në stadiumin “Kukës Arena” do të luhet takimi Kukësi – Erzeni, dy skuadrat që sezonin e kaluar merrnin pjesë në “Abissnet Superiore”, por që ranë nga kategoria dhe tani do të nisin një rrugëtim të ri me objektivin për t’u rikthyer në elitë.
Vora-Apolonia është një tjetër takim interesant që do të zhvillohet në stadiumin e Vorës, ndërsa Flamurtari do të përballet me Burrelin në stadiumi “Flamurtari” dhe që do të vijë për shikuesit në ekranin e RTSH Sport.
Në “Gjorgji Kyçyku” do të luhet takimi Pogradeci – Kastrioti, ndërsa sfida Korabi – Lushnja do të zhvillohet në stadiumin e Korabit. Valbona takimin e parë do ta luajë në shtëpi ndaj Besës.

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




