Kategoria e Parë, të mëdhatë bëjnë detyrën

Java e 9-të e kategorisë së parë nuk është se prodhoi ndodnjë surprizë sa i përket rezultateve. Të gjithë skuadrat e mëdha fituan duke vazhduar momentin e tyre të mirë. Bylis, skuadra që të gjitha ndeshjet i ka fitore, mori një sukses të rëndësishëm me Apolonië me shifrat 1-0 falë golit ët shënuar nga Qardaku. Një disfatë e rëndë për fierakt që vazhdojnë të notojnë në ujërat të turbullta.
Sukses të rëndësishëm ka marrë dhe Erzeni në një transfertë të vështirë si ajo e Beratit ndaj Tomorit. Goli i Becit në pjesën e dytë nderoi shijakasit, të cilët tashmë e shohin veten në vendin e dytë, 1 pikë më shumë sesa Korabi që në shtëpi bëri detyrën ndaj Burrelit duke fituar me shifrat 3-1. Ndërkohë në takimet e tjera, Besa fitoi 1-0 ndaj Maliqit, ndërsa Besëlidhja vazhdon të fitojë pozicione në renditje falë ftores 2-0 ndaj Shkumbinit.
REZULTATET
Tomori-Erzeni 0-1
Butrinti-Tërbuni 0-0
Besa-Maliqi 1-0
Besëlidhja-Shkumbini 2-0
Bylis-Apolonia 1-0
Turbina-Vora 2-0
Pogradeci-Lushnja 1-0
Korabi-Burreli 3-1

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




