Katër ditë pune në javë në Portugali, Vendimi i qeverisë do të zgjasë 6 muaj

Në Portugali qeveria e majtë e Antonio Kostas, i ka propozuar sipërmarrësve të sektorit privat një test 6 mujor për të aplikuar katër ditë pune në javë, pa reduktuar pagat me mbështetjen teknike të shtetit dhe pa shpërblim financiar, shkruan Scan Tv.
Nëse do të flitet për avantazhet e një ekuilibri më të mirë mes punës dhe jetës personale, duhet të shohim suksesin e një testi të tillë në Islandë, ku 1% e popullsisë kaloi nga 40 në 35 orë në javë, katër ditë në javë.
Rastet e mungesave apo dorëzimit të raporteve për sëmundje kanë rënë ndjeshëm dhe prodhimi në disa raste është rritur. Sipas Eurostat vetëm pesë vende të Bashkimit europian nuk e kalojnë kufirin e mesatares prej 40 orësh punë në javë: Lituania, Finlanda, Danimarka, Vendet e Ulëta dhe Franca.
Por është Mbretëria e Bashkuar që po aplikon eksperimentin më të madh në botë për këtë temë të bazuar në modelin 100: 80: 100. Thënë ndryshe: 100% pagë e plotë, 80% kohë pune dhe 100% produktivitet.
Eksperimenti nisi në qershor dhe do të përfundojë në janar, në një kohë që përfshin 3.300 punëtorë.
Iniciativa është realizuar në bashkëpunim me platfomën 4 ditë punë në javë Global, që ka kryer dhe studime për këtë temë. Përfundimet e nxjerra nuk përqendrohen vetëm në mirëqënien e të punësuarit por dhe në atë të sipërmarrjeve: 46% e kompanive pohon se ka ruajtur të palëvizshëm nivelet e prodhimit, ndërsa 49% prej tyre garantojnë se këto nivele janë përmirësuar.
Në Belgjikë punohet vetëm 40 orë në javë, por njerëzit janë të lirë të zgjedhin nëse do t’i ndajnë në 4 apo 5 ditë pune.
Spanja ka nisur aktualisht një projekt pilot pasi, gjigandi i telekomunikacionit Telefonika, dështoi në objektivin e tij, meqënëse nënpunësit refuzuan propozimin për reduktimin e orëve të punës paralelisht me pagën.
( Sipas Scan Tv )
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




