Katër “mercenarë të huaj” që vranë Presidentin e Haiti u qëlluan për vdekje nga policia, dy të tjerë arrestohen

Disa orë pas vrasjes së presidentit të Haitit Jovenel Moïse në rezidencën e tij private policia vrau katër të dyshuar dhe arrestoi dy të tjerë.
Lajmin për vrasjen e Moïse e ka bërë me dije dje kryeministri i përkohshëm Claude Joseph, i cili tha se një grup personash të paidentifikuar, përfshirë edhe disa te cilët flisnin spanjisht, i kanë hyrë në rezidencë dhe e kanë qëlluar për vdekje në kokë me armë.
Ngjarjet vijnë mes një kaosi në rritje në një vend ku është shtuar dhuna e bandave dhe kishte pasur protesta ndaj sundimit gjithnjë e më autoritar të presidentit.
Haiti ka shpallur gjendja e shtetrrethimit, siç njoftoi Kryeministri i përkohshëm Claude Joseph gjatë një fjalimi të mërkurën në mëngjes.
Kufiri i Haitit me Republikën Dominikane dhe aeroportet e saj janë të mbyllura.
Zonja e parë Martine Moise, e cila u qëllua gjatë sulmit, ndodhet ende në spital në gjendje kritike.
Presidenti Moise, 53 vjeç, u vra në rezidencën e tij private jashtë Port-Au-Prince në orët e para të së Mërkurës në një sulm të pacipë që la gruan e tij, Zonjën e Parë Martine Moise, të plagosur rëndë
Duke dënuar aktin çnjerëzor dhe barbar, kryeministri në detyrë bëri thirrje për të ruajtur qetësinë dhe siguroi qytetarët se situata tashmë është nën kontroll, duke garantuar vazhdimësinë e shtetit.
Agjentët e policisë punojnë të mërkurën pranë shtëpisë së presidentit të vrarë haitian, Jovenel Moise, në Port-au-Prince
Moise ka qeverisur vendin më të varfër në Amerikë, prej vitit 2017 dhe është përballur me akuza të ashpra të korrupsionit dhe protesta masive kundër tij.
Policia qëndron pranë një murale me Presidentin Haitian Jovenel Moise, pranë rezidencës së udhëheqësit, ku ai u vra nga njerëz të armatosur në orët e para të mëngjesit në Port-au-Prince, Haiti të mërkurën.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




