KE kërkon të heqë të drejtën e vetos për negociatat për integrimin në BE

Komisioni Europian kërkon heqjen e mekanizmit të vetos të vendeve anëtare kur bëhet fjalë për politikën e jashtme të zgjerimit të BE. Kreu i KE, Ursula von der Leyen thotë se në këto raste duhet një votim i shumicës së cilësuar pasi ngjarjet gjeopolitike kërkojnë përgjigje më të shpejtë.
Sipas saj, BE-ja duhet të jetë në gjendje t’i përgjigjet më shpejt zhvillimeve gjeopolitike dhe duhet t’i japë fund kërkesës së unanimitet në vendimet e politikës së jashtme.
“Në çështjet e jashtme, ne me të vërtetë duhet të kalojmë në votimin e shumicës së cilësuar. Për çështjet e jashtme, jam thellësisht e bindur se ajo nuk është e qëndrueshme, se Bashkimi Evropian nuk është në gjendje të mbajë një qëndrim për shkak të një bllokimi dhe shpejtësia me të cilën ndodhin gjërat bota dëshiron të dëgjojë zërin evropian . Shpejtësia është shumë e lartë për të mos u dëgjuar dhe parë vazhdimisht, ose shumë shpesh, për shkak të bllokimit të njërës. Prandaj, jam vërtet i bindur se ne kemi nevojë për votim të shumicës së cilësuar”, tha Von der Leyev për Politico.
Megjithatë heqjen e vetos Von der Leyen e kërkon vetëm për politikën e jashtme që lidhet me zgjerimin dhe jo ndryshimit të kërkesës së unanimitet në fusha të tjera.
Në të kaluarën, BE-ja është përballur me vonesa torturuese për një vend kandidat pikërisht për shkak të kundërshtimit të një vendi anëtar. Veto e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut është pikërisht ajo që po bllokon integrimin e Shkupit dhe Tiranës prej vitesh në BE.
BE prej vitesh ka frenuar procesin e zgjerimit, ku vendet e Ballkanit Perëndimor, por edhe sot me Ukrainë dhe Moldavinë, kundërshtinë e një shteti anëtar në BE frenon hapat që vendet duhet të hedhin drejt familjes europiane.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




