Kejn thyen heshtjen: Do të qëndroj tek Totenhem

Angli | 5 vite më parë

E ardhmja e Harry Kane ishte një nga goditjet verore të futbollit, të tregut të transferimeve 2021. Dukej se Manchester City ishte destinacioni i tij, por në fund anglezi nuk do të largohet nga Tottenham. Të Dielën ai bëri debutimin e tij në ligë në Ëhitmore Reans të Ëolverhampton në fitoren 1-0 për ekipin e tij, për Kane (i cili hyri në pjesën e dytë) 18 minuta dhe gjithashtu një karton të verdhë në rikuperim.

Lojtari përmes mediave sociale theu heshtjen për të ardhmen me një mesazh përmes llogarisë së tij në Tëitter: “Ishte e pabesueshme të shihje pritjen e tifozëve të Spurs të Dielën dhe të lexoja disa nga mesazhet e mbështetjes që kam marrë javët e fundit – shton ai – Unë do të qëndroj tek Tottenham dhe do të jem 100% i fokusuar në ndihmë të ekipit për të arritur sukses”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme