Këlliçi: Do subvencionojë 16.5 mln euro në vit transportin publik, do jetë falas dhe modern

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Tiranë, Belind Këlliçi ka bërë të ditur se do të subvencionojë transportin publik me 16.5 milionë euro në vit në mënyrë që shërbimi të përfitohet falas për qytetarët dhe të modernizohet.
Gjatë takimit me qytetarët në Tiranë në zonën e “Brrylit” dhe pranë “Maternitetit të Ri”, Këlliçi tha se nëse ai vendoset në krye të Bashkisë Tiranë, paratë nuk do të vidhen më për inceneratorët, por do të alokohen drejtpërdrejt në shërbime për qytetarët.
“Transporti, autobusi? 100% që po. E di si realizohet? Mjafton t`i çosh lekët, që këta i vjedhin i marrin për inceneratorin, me i çu tek autobusi falas për të gjithë Tiranë. 100% e realizueshme, është çështje prioriteti, a ke hyr me vjedh apo ke hyr të bësh punë. Unë jam futur për të bërë punë, e kam ndarë mendjen.
“Të gjithë do punojnë, unë do subvencionoj shërbimin, nuk do heq njeri nga puna. Unë do paguaj aq sa duhen në vit me e mbajt në këmbë sistemin me fitim. Unë po të them kaq: ajo kushton në vit 16.5 milionë euro, buxheti është 240 milionë euro. Unë do t`ua paguajë 16.5 milionë euro operatorëve çdo vit operatorëve që ta mbajnë sistemin në këmbë dhe ta modernizojnë”, tha Këlliçi para qytetarëve.
Lidhur me investimet në kryeqytet, Këlliçi tha se ai do u përkushtohet qytetarëve, ndërsa për rivalin e tij Erion Veliaj tha se llogaritë i ka me oligarkët.
“I kemi ndarë llogaritë, ne gjithë ditën me qytetarët, këta i kemi lënë me oligarkët. Në datën 14 do të bëhet ndryshimi se zben se shohim njerëzit, çdo ditë, kudo ku ikim”, tha Këlliçi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



