Kenia, 31 të vdekur në një aksident autobusi

Botë | 5 vite më parë

Në Kenia te Afrikës 31 persona humbën jetën kur një autobus pasagjerësh që po shkonte në një dasmë u tërhoq zvarrë në lumë teksa përpiqej të kalonte urën.

Sipas lajmeve të medias kombëtare, Guvernatori në Kitui, Charity Ngilu, deklaroi se autobusi ra në lumë në provincën Kitui në rrugën për në dasmë më 4 dhjetor, teksa përpiqej të kalonte urën.

Ngilu theksoi se trupat e 31 personave janë gjetur gjatë përpjekjeve të vazhdueshme të shpëtimit.

Duke thënë se 12 persona arritën të largoheshin në një vend të sigurt pas aksidentit, Ngilu tha: “Është me të vërtetë shumë e trishtueshme. Humbëm shumë jetë”.

Ngilu tha se përpjekjet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë në rajon dhe shprehu shqetësimin e tij për rritjen e numrit të viktimave./AA


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme