Kepi i Gjelbër, Vozinha: Botërori? Kam realizuar ëndrrën time të fëmijërisë

Vozinha ishte një nga lojtarët kyç në këtë Kupë Bote: nga një i panjohur plotësisht, portieri i Kepit të Gjelbër shpejt rrëmbeu skenën me një seri pritjesh, duke kontribuar në kualifikimin historik për në raundin e 32-shes.
Në një video të postuar në profilet e tij në rrjetet sociale, portieri ndau entuziazmin e tij për popullaritetin në rritje: “Më pyetën se sa ndjekës kisha. U thashë se nuk e dija. Ata thanë: ‘Ke arritur gjysmë milioni’. Mendova se po bënin shaka, nuk e besoja. Vazhdoja të thoja: ‘Është e pamundur, po tallesh me mua'”.
Lidhur me Kupën e Botës, Vozinha shtoi: “Është momenti më i mirë që kam përjetuar ndonjëherë. Kam përmbushur një ëndërr fëmijërie dhe atë të të gjithë njerëzve të Kepit të Gjelbër. Ta bësh këtë në skenën më të madhe të futbollit është diçka që askush nuk mund ta kishte imagjinuar”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




