Keqpërdorimi i dokumenteve Top-Secret, ndaj Donald Trump mund të ngrihen akuza të reja

Departamenti i Drejtësisë ka bërë të ditur se ish-presidenti Donald Trump është në objektivin e hetimit federal për keqpërdorimin e dokumenteve të klasifikuara.
Vendimi i prokurorëve për të informuar Trump ka të bëjë me veprimet e ish-presidentit dhe në veprimet e njerëzve përreth tij.
Ekipi ligjor i Trump u takua me zyrtarë të Departamentit të Drejtësisë. Rregulloret e Departamentit të Drejtësisë lejojnë që prokurorët të njoftojnë subjektet se janë objektiv i një hetimi.
Hetimi i prokurorit special ka shqyrtuar trajtimin e dokumenteve të klasifikuara nga Trump që ai solli me vete në resortin e tij në Mar-a-Lago pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë, duke përfshirë veprimet që u ndërmorën pasi Trump mori një fletëthirrje në maj 2022 për të kthyer të gjitha materialet e klasifikuara në zotërim të tij.
Gushtin e kaluar, agjentët e FBI-së morën më shumë se 100 dokumente të klasifikuara nga Mar-a-Lago.
Prokurorët kanë marrë në pyetje dhjetëra dëshmitarë gjatë disa muajve të fundit, duke përfshirë ndihmës të lartë të Trump dhe punonjës në resortin e tij në Florida.
Shumica e dëshmitarëve janë paraqitur para një jurie të madhe në Uashington, DC, por javët e fundit një juri e madhe federale në Florida ka dëgjuar dëshmi nga shumë dëshmitarë.
Ish-shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadows ka dëshmuar para një jurie të madhe federale si pjesë e hetimeve të vazhdueshme të Smith për trajtimin e dokumenteve të klasifikuara nga ish-presidenti, si dhe përpjekjet për të përmbysur zgjedhjet e vitit 2020.
I pyetur në lidhje me informimin e Trump se ai është një objekt i këtiij hetimi, ish-zëvendëspresidenti Mike Pence tha se nuk dëshiron ta shohë Trumpin të paditur, transmeton CNN.
“Ky lloj veprimi nga Departamenti i Drejtësisë, mendoj se vetëm do të nxiste ndarje të mëtejshme në vend” i tha Pence Dana Bash në një bashki të CNN në Des Moines, Iowa.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




